Vettingu i shkarkoi djalin, nëna e gjyqtarit i habit të gjithë me reagimin e saj në sallë

8 muaj më parë
Vettingu i shkarkoi djalin, nëna e gjyqtarit i habit të gjithë me reagimin e saj në sallë

Bevis Shehaj, gjyqtar i Gjykatës Administrative në Vlorë, është shkarkuar tre ditë më parë nga vettingu. Referuar vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, shkak u bë pasuria e madhe e prindërve të tij.

Pas shpalljes së vendimit, familjarët e gjyqtarit Shehaj të pranishëm në sallë e kundërshtuan me tone të larta vendimarrjen.

Në fotot e shkrepura nga LSA, duket nëna e gjyqtarit të shkarkuar, e cila drejtoi gishtin nga trupa gjykuese dhe i akuzoi anëtarët për rryshfet.

Është dashur ndërhyrja e efektivëve të Gardës që qëndrojnë në sallat e seancave të vettingut për të qetësuar situatën. Shehaj dha shpjegime dhe për një denoncim për kontakt të papërshtatshëm me xhaxhanë e tij të ndaluar në Itali për mbajtje të lëndëve narkotike.

Në seancë u konstatuan gjithashtu balanca negative në vlera të mëdha për pasuritë e krijuara prej prindërve të subjektit, përpara se ky i fundit të emërohej si gjyqtar.

Procesi i vetingut për gjyqtarin Bevis Shehaj u krye nga trupa e KPK-së e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Xhensila Pinen. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte Tonci Petkovic.