Aktori Drilon Hoxha ka postuar në rrjetet sociale një skenë të filmit të tij që pritet të dalë së shpejti. Normalisht, si në të gjithë filmat e Drilon Hoxhës, edhe në këtë film temë kryesore duket se është k rimi.
Në skenën që Drilon Hoxha ka postuar në rrjetet sociale shihet vetë aktori dhe një mjet tip “Mercedes Benz” luksoz në flakë.
Në postimin e tij aktori ka marrë shumë komente pozitive, por ka dhe shumë ndjekës që e kritikojnë duke iu referuar dhe situatës ekonomike të shumë qytetarëve shqiptarë.
Për këto komente ka patur një reagim dhe nga vetë aktori ku i konsideron si mendime shumë të vogla. “Si fillim shumë faleminderit për të gjitha komentet pozitive miq, faleminderit sinqerisht. Shoh disa komente që janë shumë të vegjël në mendime, nuk e marr vesh.
Si të thuash tek kjo skena u v anë 20 veta, bashkë me ata dhe një gomar. Nuk flasin për njerëzit, por interesohen për gomarin.” shprehet me ironi Drilon Hoxha. SHIKO VIDEON E DJEGIES SE MERCEDEZIT
Drilon Hoxha nuk ka treguar shumë detaje për filmin që po xhiron, por me siguri do pritet mirë nga publiku ashtu si filmat paraardhës.