Inter merr atë që do në “Camp Nou”, një pikë që mund të vlejë sa një kualifikim në fazën e 1/8-ave në kompeticionin e Champions League.
Në një 90-minutësh spektakolar, zikaltrit bënë një pjesë të dytë madhështore dhe falë barazimit 3-3, e shohin veten 3 pikë para katalanëve dhe tani u duhet vetëm një fitore ndaj Victoria Plzen, për të shkuar matematikisht në fazën e 1/8-ave.
Dështon sërish “remuntada” e katalanëve ndaj Interit, ashtu si në 2010-ën, ndonëse këtë herë djemtë e Xavit shënuan të parët dhe mbyllën pjesën e parë 1-0.
Zikaltrit përmbysën më pas me Barellën e Lautaron, ndërsa Lewandowski shënoi për të barazuar në të 82-tën.Megjithatë Gosens shënoi edhe golin e tretë, ndërsa goli i dytë personal i Lewës në shtesë, vlejti vetëm për të shtyrë kualifikimin matematik të Interit.
85′ Dy zëvendësime te Interi. Vjen momenti i Asllanit që zë vendin e Barelës! Në fushë edhe Açerbi që zëvendëson Bastonin!
90+4′ E pabesueshme çfarë humbet Asllani! Mesfushori shqiptar i “djeg” fitoren Interit. Futbollisti tregohet egoist duke mos pasuar për shokun e skuadrës që ishte vetëm me portën bosh!
A Inter só não classificou direto por causa dessa presepada do Asllani. Queria muito saber o que passou pela cabeça do indivíduo pic.twitter.com/NhUSrQo8TH
— César Costa (@cesar21costa) October 12, 2022