Jasmina Kadriu, është bukuroshja që u bë e njohur për publikun nga programi i dashurisë ‘Përputhen’. Edhe pse programi ka përfunduar ajo vijon të jetë në qendër të vëmendjes, qoftë për postimet në rrjetet sociale, por edhe me deklaratat që bën herë pas here.
Së fundmi në rrjet po qarkullon një video e saj, teksa shihet duke bërë sh*rr me një vajzë tjetër në një nga clubet e Tiranës. Ajo në fakt shihet shpesh duke frekuentuar jetën e natës, por me sa duket kësaj here situata i ka dalë na kontrolli.
Situata shihet mjaft e tensionuar mes vajzave, ku kanë ndërhyrë djemtë që gjendja mos të agravojë më tej. ICON style ka postuar videon e saj ku shihen pamjet nga sh*rri.
Ja pamjet nga sherri mes vajzave (KLIKONI KËTU)
Sakaq vlen të kujtojmë se Jasmina kohët e fundit është përfolur edhe për marrëdhënien e saj me këngëtarin e njohur Ardian Bujupi. Ajo shihet shpesh e shoqëruar me këngtarin.
Ajo gjithashtu ka qënë pjesë e klipit të tij dhe që nga ajo kohë duket se ata nuk ndahen nga njëri tjetri. Madje për raportin e tyre është auduar se mund të jetë diçka më shumë se një raport miqësie, por gjithsesi asnjëri nga ata nuk ka pranuar diçka më shumë.