Milan prezantohet sonte në Empoli me disa mungesa të rëndësishme. Duke përjashtuar Ibra, Florenzi dhe Origi, listës i janë shtuar edhe dy emra të tjerë të rëndë si Maignan dhe Theo Hernandez. Por, sot ne mengjes kuqezinjte jane nisur drejt Empolit edhe pa nje futbollist: Messias. Braziliani sot nuk ka udhetuar me ekipin ndersa Rebic e ka bere dhe eshte rikuperuar.
Kampionet rinisin nga disfata ndaj Napolit dhe kërkojnë menjëherë revanshin që do të bëhet duke u mbështetur në shtyllën kurrizore Tomori-Tonali-De Ketelaere. Siç raportohet nga Gazzetta dello Sport mëngjesin e sotëm, Tomori ka besimin e plote në qendër të mbrojtjes dhe do t’i ngarkohen detyrat e ministrit të departamentit, në pritje për të kuptuar nëse do të luajë përkrah Simon Kjaer apo Pierre Kalulu, me danezin në avantazh.
View this post on Instagram
Qendërori anglez kërkon shpengim personal sidomos pasi u thirr nga Southgate për Anglinë dhe nuk luajti asnjë minutë, me kombëtaren e Tre Luanëve që nuk la përshtypje të mirë.
Në krahë do të jetë kapiteni Calabria dhe Ballo-Tourè. Ciprian Tatarusanu do të debutojë në portë këtë sezon. Portieri rumun mungon ne ndeshje zyrtare që nga nëntori i kaluar.
Në mesfushë, sipas të gjitha gjasave, do të flitet vetëm italisht. Në fakt, Tommaso Pobega duhet të zërë vend përkrah të rikuperuarit Sandro Tonali. Një çift shumë i ri, vetëm dyzet e pesë vjet të dy, por sigurisht tashmë i besueshëm dhe që tashmë në të vetmin precedent si titullare ka dhënë sinjale të shkëlqyera.
Sandro është një zemër kuqezi, i cili tashmë është një lider i këtij Milani me karizmën e tij që u farkëtua në ecjen triumfale të vitit të kaluar, ku disa herë ishte protagonist. Tommi, produkt i Akademise, po studion ende dhe ka bindur Piolin se tashmë e konsideron të rëndësishëm.
Krahasimi me Kakà-n të cilit Charles De Ketelaere nuk e ka pranuar kurrë, nuk mund te jete presion. Ai mendon të shkruajë historinë e tij me Milanin. Megjithatë, ka një rastësi që mund të rezultojë si shenje, kampioni brazilian e gjeti golin e parë larg San Siros në Empoli.
CDK duhet të gjejë golin e parë ne total dhe kush e di nëse kjo mbrëmje nuk është e duhura. Fjalët që Pioli foli dje në konferencën për shtyp janë ato të një trajneri që beson shumë te talenti i tij: kjo është shumë e rëndësishme. Charles do të vazhdojë të veprojë si një mesfushor sulmues pas Giroud dhe po ndjek një provë si një numër 10 i vërtetë.
Formacioni i mundshem i Milanit sonte: Tatarusanu; Calabria, Tomori, Kjaer, Ballo-Toure; Tonali, Pobega, Charles De Ketelaere, Brahim Diaz, Leao, Giroud. Trajner: Stefano Pioli