Tërbuni fitoi dje 2-1 kundër Tomorit, sfidë e vlefshme për javën e tretë në Kategorinë e Parë. Dueli dhuroi emocione të mëdha, teksa goli i fitores për pukjanët e Alcanit u shënua vetëm në fund.
Sfida dhuroi edhe realizime perfekte, si goli i Alsid Tafilit në minutën e 55. Mesfushori shkodran dhuroi një perlë nga kënd i prirët.
Nga goditja e dënimit, Tafili shtangu gardianin mik, me sferën që u stampua në shtyllë dhe përfundoi në rrjetë, për një gol vërtet klasi.SHIH GOLIN
Kategoria e Parë ka luajtur tre ndeshjet e para të javës së tretë. Ajo që ra në sy ishte fitorja e parë e Flamurtarit e cila mundi në transfertë Turbinën me rezultatin e pastër 0-3.
Në sfidat e tjera të ditës, Korabi mundi në shtëpi Luzin me rezultatin 2-0, duke gjetur gjithashtu fitoren e parë për këtë sezon. Tërbuni mopri një fitore dramatike në shtëpi përballë Tomorit, me anë të një goli të Xhabrahimit në minutat e fundit të takimit, për t’u ngjitur në krye së bashku me Korabin, me nga 5 pikë.
Sot, Kategoria e Parë do të zbresë në fushën e blertë me dy sfida të javës së tretë në orën 15:00. Në stadiumin “Selman Stërmasi”, Dinamo do të presë ekipin e Burrelit. Në po të njëjtën orë, Skënderbeu do të udhëtojë drejt Fierit ku do të përballet ndaj Orikut.