Viti 2022! Pazari në këtë qytet të Shqipërisë me kushte si në mesjetë, gjërat shiten për tokë

9 muaj më parë
Viti 2022! Pazari në këtë qytet të Shqipërisë me kushte si në mesjetë, gjërat shiten për tokë

Që prej vitit 1920, tregtarët në pazarin e Milotit e ushtrojnë aktivitetin në të njëjta kushte të rënda higjieno-sanitare.

Produktet ushqimore dhe gjëja e gjallë shiten në tokë, ndaj gjithçka kërkojnë tregtarët, është ndërhyrja në infrastrukturë.

Pazari i Milotit funksionon prej 1 shekulli në të njëjtën gjendje. Ndonëse është një ndër tregjet më të njohura kryesisht të gjësë së gjallë, kushtet janë si në mesjetë.

Në zero kushte sigurie dhe higjieno-sanitare, bulmeti, produktet ushqimore dhe bagëtitë prej dhjetëra vitesh tregtohen në tokë duke rrezikuar jetën e konsumatorit.

“Pazari i Milotit ka këto rrethana. Këtu vijnë dhe tregtarët e Tiranës dhe Durrësit. Shteti nuk ka investuar fare, gjithë ky pazar nuk u vu dorë. Ishte dhënë urdhër mos të shitet mishi përtokë dhe prap ka filluar të tregtohet në Tokë.

Iku dhe ky 30 vjetësh pa asnjë lloj investimi. Është djathi, gjiza të gjitha tregtohen për tokë jashtë çdo kushti dhe pa asnjë lloj kriteri. Këtu duhet të ndërhyjë shteti, të stabilizojë gjithë këtë Pazar. Është gjynah me e lënë në këto kushte katastrofike kështu në tokë”.