“Vjehrra jote është ëndrra e çdo nuseje”! Ermal Mamaqi ngacmon nusen e djalit të Jozefina Topallit, ja reagimi i saj

2 javë më parë
“Vjehrra jote është ëndrra e çdo nuseje”! Ermal Mamaqi ngacmon nusen e djalit të Jozefina Topallit, ja reagimi i saj

Gazetarja sportive Cindy Marina dhe djali i Jozefina Topallit, Genar Topalli prej më shumë se 1 viti janë në një romancë.

Megjithëse ishte vetë modelja, që e bëri publike romancën, ajo tregohet mjaft e rezervuar nëpër intervista sa i përket jetës së saj private.

Së fundmi Cindy ëshë bërë pjesë e progarmit të kërcimit “Dance With Me”, i cili startoi mbrëmjen e djeshme. Pas performancës teksa po merrte mendimet e jurisë, Cindy u vlerësua për elegancën dhe bukurinë e saj, ndërsa vëmendje tërhoqi një koment i Ermal Mamaqit.

Pasi dha mendimin e tij rreth kërcimit dhe performancës së Cindyt, Ermali ngacmoi modelen edhe në lidhje me romancën e saj me Genar Topallin.

“Sindi është ëndrra e çdo vjehrre, nuk e di a je e fejuar apo… bëj shaka se e di mos u përgjigj. Dhe vjehrra jote është ëndrra e çdo nuseje”- u shpreh Ermali duke qeshur, megjithatë Cindy nuk zbuloi detaje teksa tha: “Nuk kam unazë, tani kam ardhur vetëm me varëse dhe vathë, unazë nuk kam”.

Ka qenë vetë Cindy, e cila në ditën e të dashuruarve ka postuar në “Instastory”, një foto ku shfaqet në krahë të Genarit. Ata duken shumë të qeshur krah njëri-tjetrit, duke konfirmuar kështu dashurinë mes tyre.