Vjen lajmi i mirë, titullari kalon dëmtimin dhe do jetë gati ndaj Izraelit

6 ditë më parë
Vjen lajmi i mirë, titullari kalon dëmtimin dhe do jetë gati ndaj Izraelit

Myrto Uzuni është bashkuar ditën e sotme në stërvitje me Kombëtaren, pasi duket se tashmë është përmirësuar dhe e ka kaluar dëmtimin në kavilje.

Me ribashkimin e Uzunit me grupin, trajneri Reja ka rikthyer te skuadra U-21 sulmuesin Eljon Toçi, me sulmuesin 19-vjeçari që u thirr nga tekniku në rast se lojtari i Granada-s nuk do ia dilte të kalonte dëmtimin.

Rikthimi i Uzunit është një lajm shumë i mirë përpara ndeshjeve të Nations League, me Izraelin dhe Islandën, për shkak se ai është sulmuesi “kuqezi” më në formë i momentin, teksa në gjashtë ndeshje të luajtura me Granada-n në La Liga 2, ka gjetur plot 6 herë rrugën drejt rrjetës.

Sokol Cikalleshi foli për mediet përpara takimeve ndaj Izraelit (24 shtator) në transfertë dhe Islandës (27 shtator) në “Air Albania”, përballje që duhen fituar për të siguruar kreun e Grupit B të Ligës 2 në Nations League.

“Më mirë është të luaj me dy sulmues, kur kam një partner afër mundësia e shënimit është më e madhe. Besoj kështu do vazhdojmë të luajmë. Rëndësi ka që të jetë grupi i plotë.

Problemi i ndeshjes së fundit ishin gabimet që mund të evitoheshin. Kemi bërë analiza me video, i kemi parë gabimet dhe besoj do i përmirësojmë.

Izraeli? Kundërshtar i vështirë, grup më i vështirë se përpara. Të bëjmë më të mirën taktikisht. Të mos pësojmë dhe më pas të shohim për të shënuar e fituar. Na bëjnë punë vetëm tre pikët në Izrael”, tha Cikalleshi.