‘Vleni 2 euro’! Trixa thumbon haptazi Borën dhe Donaldin

7 muaj më parë
‘Vleni 2 euro’! Trixa thumbon haptazi Borën dhe Donaldin

Çifti Bora-Donald është kthyer sërish në qendër të vëmendjes, pasi së fundmi shoqja e tyre e përbashkët Semi Jaupaj ka postuar një foto ku ‘treshja e pandashme’ janë shfaqur së bashku në festivalin ‘Sunny Hill’.

Semi ka postuar një foto ku si mbishrim ka thënë ‘Përgjithmonë bashkë’, duke nënkuptuar që lidhja e tyre nuk mposhtet pavarësisht sfidave apo gabimet që bëjnë ata. Në fakt kjo mund të qëndrojë, pasi gjatë kohës së Big Brother Donaldi vijoi një lidhje të re me Batrix, ndërkohë që Bora përflitej jashtë për një relacion të ri (edhe pse asnjëherë i konfirmuar vetëm disa foto të shkrepura me persona të tretë nga fansat që jo detyrimisht tregojnë një lidhje të re).

‘Vleni 2 euro’! Trixa thumbon haptazi Borën dhe Donaldin

Gjithsesi si Bora ashtu edhe Donaldi kanë mbajtur mëri me njëri-tjetrin për një kohë të gjatë për shkak të këtyre thashethemeve.

Por menjëherë pas daljes nga Big Brother, Donaldi dhe Bora shumë shpejt i kanë sheshuar mosmarrëveshjet e tyre. Ata janë ruajtur që të mos shfaqen bashkë publikisht në eventet ku kanë qënë pjesëmarrës, por gjithsesi burmet e brendshme në media kanë treguar se ata kanë qëndruar bashkë që pas përfundmit të Big Brother.

Madje edhe në eventin e realizuar nga stilisti Valdrin Sahiti dyshja ka qënë e ftuar. Në tapetin e kuq ata parakaluan të ndarë, por në after partyn e ‘Call me Zote’ ata janë fotografuar në të njëjtën tavolinë, duke bërë që rrjeti të shp*rthejë në komente ku i uronin për ribashkimin e tyre.

Gjithsesi e ‘lënduara’ në këtë pikë mbeti Trixa. Ajo mori përsipër gjithë peshën e fajit dhe në fund nuk përfundoi as me djalin për të cilin sakrifikoi gjithë figurën e saj publike.

Por gjithsesi reagimet e saj për këtë çift nuk po mungojnë as tani. Pas fotos ku Semi shkruante ‘Përgjithmonë bashkë’ nga ‘Sunny Hill’, ajo ka postuar foto nga i njëjti festival me mbishkrimin ‘2 euro’. Deri këtu asgjë nuk u kuptua, por ishte një ndjekës që kishte shkruar ‘Disa njerëz vlejnë vetëm 2 euro’.

‘Vleni 2 euro’! Trixa thumbon haptazi Borën dhe Donaldin

Këtij komentu i ka është përgjigjur menjëherë Trixa duke i dhënë të drejtë, e duke nënkuptuar kështu se ‘treshja e pandashme’ nuk vlen aspak.

‘Vleni 2 euro’! Trixa thumbon haptazi Borën dhe Donaldin