Një zgjedhje e gabuar dukej ajo e Xhakomo Vrionit për të shkuar në MLS dhe ashtu po rezulton. Sulmuesi shqiptar kishte mundësi për të qenë ende pjesë e kampionateve elitare në Europë pas super sezonit që zhvilloi me Tirolin.
Megjithatë do të vendoste për të shkuar te New England Revolution. Goli i parë mbërriti kundër Atlantas, teksa shokët e ekipit i lanë penalltinë për të fituar më shumë besim. Kjo nuk do të mjaftonte për Vrionin që të ishte “i transformuar” në ndeshjen e sotme ndaj Chicago Fire.
Në një moment të takimit, sulmuesi shqiptar ka shpërdoruar rastin flagrant ku nuk arriti të shtynte dot topin në rrjetë.
Vrioni misses a sitter early on. I think it’s encouraging that he had the right run but he needs to finish there #NERevs pic.twitter.com/ChDcOIXadW
— Seth (@SethMan31) October 9, 2022
Sa i përket kontrollit të topit dhe mënyrës për t’iu ikur kundërshtarëve, Vrioni ishte për t’u vlerësuar, por sa i përket finalizimit, për t’u harruar.
Duke parë formën që tregoi vjetën në Bundesligën austriake me Tirol, pritshmëritë për këtë djalë ishin të shumta, por po na del zhgënjim.
Ai është shuëm alrg formës që tregoi sezonin e kaluar, kur nuk shkëlqen dot as në një kampionat si MLS, është e kot të pretendosh Kombëtaren.