Vrioni nuk iu beson dot syve, nuk shënon dot as nga 5 metra (video)

8 muaj më parë
Vrioni nuk iu beson dot syve, nuk shënon dot as nga 5 metra (video)

Pas dy zhgënjimeve në ndeshjet zyrtare të Nations League ndaj Islandës dhe Izraelit, Shqipëria zbret sërish në fushë, këtë herë për miqësoren ndaj Estonisë.

Trajneri Edy Reja ka përzgjedhur formacionin titullar teksa italiani ka vendosur t’i japë besim lojtarëve të cilët kanë pasur pak apo aspak minuta në këtë grumbullim me kombëtaren.

Kështu, në portë e nis si titullar Gentian Selmani, ndërsa në mbrojtje debuton Ardian Bajrami dhe përkrah tij rreshtohen Enea Mihaj dhe Erjon Hoxhallari.

Ndërkohë, në pesëshen e mesfushës, Veseli dhe Hysaj konfirmohen titullar në krahë ashtu siç ishin ndaj Izraelit ndërsa në këtë repart luajnë edhe Çokaj, Ramadani e Çekiçi. Në sulm, dyshja Taulant Seferi-Giacomo Vrioni.

32′ – Çekiçi hedh një kros perfekt për Vrionin, që shpërdoron dhe godet mbi kuadrat. Mundësi ideale për kuqezinjtë… SHIKO VIDEON

30’ – Kuqezinjtë ekzekutojnë një këndore, teksa Seferi provon të dërgojë topin në rrjetë, por topi devijohet dhe largohet nga mbrojtja estoneze.