Vuçiq i rikujton Europës: Harrojeni pavarësinë e Kosovës!

3 muaj më parë
Vuçiq i rikujton Europës: Harrojeni pavarësinë e Kosovës!

presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka zhvilluar sot një konferencë për mediat ku ka folur si shpesh herë për problemin me Kosovën si dhe për çësthjen e targave dhe dokumenteve për hyrjen dhe daljen e dy anshme.

Ai është shorehur se Serbia është e gatshme që të pranojë dokumentacionin e Kosovës, duke shtuar se kjo nuk nënkupton njohjen e Kosovës. sakaq ai ka kërkuar që serbët e Kosovës të mos kenë nevojë t’u lëshohen dokumenta të tilla.

Sakaq ai ka theksuar se Kosova duhet ta harrojë çështjen e njohjes nga Serbia, pasi shteti serb nuk dakortëson me njohjen e shteteve.

“Harrojeni këtë dhe mos ejani me histori të tilla sepse janë të pakuptimta”, ka deklaruar Vuçiç.

Më tej ai ka thënë se Serbia është e gatshme të bisedojë për një zgjidhje kompromisi.
“Për çështje të tjera jemi të gatshëm të bisedojmë për zgjidhje kompromisi”, shtoi ai.