Xhixha shënoi 3 gola ndaj Teutës, gjyqtari i bën surprizën e bukur në fund të ndeshjes (video)

2 javë më parë
Xhixha shënoi 3 gola ndaj Teutës, gjyqtari i bën surprizën e bukur në fund të ndeshjes (video)

Redon Xhixha ishte heroi i Tiranës në fitoren 4-0 përballë Teutës e luajtur në “Selman Stërmas” për javën e 5-të të Superiores.

Pas tre golave të shënuara, sulmuesi shkoi për t’i kërkuar topin gjyqtarit për ta marrë me vete në shtëpi. Ky i fundit nuk hezitoi dhe ja dha menjëherë, kur më pas kishte dhe një përqafim të ngrohtë nga ana e të dyve, me Xhixhën që më pas u largua me topin.SHIH VIDEON

Tradita e mbajtjes kujtim të topit të ndeshjes kur një lojtar shënon tre gola, është bërë e zakonshme edhe në futbollin shqiptar.

Redon Xhixha, sulmuesi i Tiranës, sot pati kënaqësinë që të merrte topin e ndeshjes pas suksesit 4-0 ndaj Teutës ku ai gjeti tre herë rrugën e rrjetës.

Xhixha mori topin në fund të sfidës dhe shkoi menjëherë në dhomat e zhveshjeve, duke e firmosur atë nga shokët e tij të skuadrës, për të pasur një kujtim të veçantë për karrierën e tij.

Sulmuesi në fakt ka shënuar 5 gola në një ndeshje të Kupës së Shqipërisë me fanellën e Laçit ndaj Shkumbinit, por asokohe nuk kishte marrë kujtim me vete topin e sfidës.

Xhixha shënoi 3 gola ndaj Teutës, gjyqtari i bën surprizën e bukur në fund të ndeshjes (video)