Xhoana e puth në buzë: Momenti kur Fatos Nano fik qirinjtë për 70-vjetorin

6 muaj më parë
Xhoana e puth në buzë: Momenti kur Fatos Nano fik qirinjtë për 70-vjetorin

Sot janë publikuar pamjet e rralla të momenteve të festimit të 70-vjetorit të Fatos Nanos. Ish-lideri historik i PS dhe ish-kryeministri i Shqipërisë ka fikur qirinjtë për 70-vjetorin e lindjes një natë më parë.

Në festë ndodhen familjarët e Nanos, të cilët duartrokasin e qeshin nën ritmet e këngës së ditëlindjes. Duket një festë mjaft e bukur dhe e organizuar mirë.

Ky ishte një përvjetor special i ditëlindjes së Fatos Nanos, i cili edhe sot e kësaj dite ka fansat e tij. Njerëzit e mbështesin për të kaluarën, por ka pafund shqiptarë që e kritikojnë për vendime ose mosvendime të ndryshme.

Bashkëshortja e tij, Xhoana, shihet kur e puth në buzë Nanon, pasi ai fik qirinjtë e ditëlindjes. Një gjest fisnik dhe i bukur në këtë ditë speciale, që ka fituar vëmendjen e të gjithëve.

Pavarësisht gabimeve të së kaluarës, padyshim që Nanos i urojmë jetë të gjatë e të lumtur, pranë familjeve dhe njerëzve të tij të dashur.