Milani ka fituar titullin kampion në Serinë A këtë të diel dhe prej më shumë se 24 orësh, kuqezinjtë janë në festë për një triumf historik përballë rivalëve të Interit.
Një festë ku ka edhe pak Shqipëri, e jo vetëm për numrin e madh të mbështetësve që kanë në vendin tonë, me disa që i ndoqën deri në “Mapei Stadium” për ndeshjen vendimtare.
Rafael Leao i ka çuditur të gjithë teksa në rrjetet sociale ka publikuar video të festimeve të skuadrës teksa këndonte e kërcente nën ritmin e muzikës së Noizy.SHIKO VIDEON
Ai dëgjohet teksa feston titullin kampion me në sfond këngën e reperit shqiptar, duke i dhënë ngjyra edhe më të veçanta festës së Milanit për trofeun.
Kujtojmë se Milan fitoi titullin pas 11 sezonesh, pas një sezoni që thuajse e ka kryesuar që në fillim dhe me shumë vështirësi por edhe zotësi arriti ta cojë deri në fund.
Festë e madhe jo vetëm në Itali, por edhe në Shqipëri ku ky ekip numëron tifozë të shumtë. Në sheshin “Skëndërbej” u bë një festë e madhe ditën e dielë.