Ylli i Shqipërisë bën autogol në debutim, trajneri i Olimpiakos e heq direkt

6 muaj më parë
Ylli i Shqipërisë bën autogol në debutim, trajneri i Olimpiakos e heq direkt

Dita-ditës po shtohet organika dhe lojtarët shqiptarë që luajnë në ekipe elitare të Europës. Këtë herë flitet për Andrea Ndojin, që ditën e sotme do ta mbajë mend gjatë në jetën e tij. Vetëm 19-vjeç dhe është pjesë e Shqipërisë U-21.

Ndërkohë arriti që të debutonte me ekipin e parë të Olimpiakosit. Aktualisht është duke u luajtur ndeshja e kampionatit me OFI dhe Ndoj gjendet në rolin e qendër mbrojtësit, megjithëse pozicioni i tij natyral është mesfushor-shkatërrues.

Andreas Ndoj ka debutuar në ditën e sotme me ekipin e parë të Olimpiakosit. Lojtari 19-vjeçar është pjesë e Shpresave të Shqipërisë.

Pozicioni i tij natyral është mesfushor-shkatërrues, por është përdorur nga trajneri i Olimpiakosit si qendër mbrojtës.

Vetëm 45 minuta ka zgjatur ky debutim pasi Ndoj ka shkaktuar autogol. Lojtari ishte i pafat teksa devijoi sferën dhe e dërgoi në portën e tij.

Për shkak të mungesës së besimit për episodin e ndodhur, trajneri vendosi ta ndërronte këtë lojtar. Veprim shumë i gabuar.SHIH VIDEON