shkëmbimi i duhanit ësht njl ndër zakonet më të hershme që kanl pasur burrat e vjetër shqiptarë. Sigurisht kjo ishte një shenjë respekti, për mikun dhe servirej nga burrat me influencë në shoqërinë e asaj kohe.
Burrat të cilët kishin poste me rëndësi, merrnin pjesë nëpër mbledhje, takime, e tavolina ku zgjidheshin konfl/kte, e kishin thuajse të domsdoshme pirjen e duhanit.
servirja e duhanit shihej si një mundësi aso kohe, pasi në atë çast ata duhet të bëheshin gati për të folur një fjalë të matur që duhet ta mendonin mirl para se ta thonin, pasi bëhej fjalë për zgjidhjen e situata shumë të komplikuara.
Ftesa që një burrë i bënte një tjetri për “të ndërruar duhan” simbolikisht nënkuptonte kërkesën për të biseduar për një çështje serioze.
Në shoqërinë shqiptare deri në fillim të shekullit XX, sidomos në pjesët e saj që banonin në krahinat fshatare, nuk kishte ose kishe fare pak njësi shërbimi të tilla si kafene, restorante etj.
Burrat përgjithësisht takoheshin në rrugë rastësisht ose si rastësisht. Kur një burrë e ftonte dikë që takonte në rrugë me shprehjen “a ndërrojmë një duhan”, tjetri e pranonte ftesën pothuajse në çdo rast.Kjo ndodhte sepse, ndërkohë që pinin duhanin e njëri-tjetrit, burri që ftonte çelte një bisedë për ndonjë çështje të rëndësishme ekonomike që kishte të bënte me familjet ose fiset e tyre, për ndonjë fejesë, për tejkalimin e konflikteve të caktuara e deri për faljen e gjakut.
Kësisoj ftesa “për ndërrim duhani” përcillte mesazhe simbolike shumë të rëndësishme dhe njëherazi nuk vinte në pozitë të nërenditur asnjërën palë, pasi asnjëra palë nuk qeraste tjetrën, por thjesht ndërronin duhanin, duke qenë në pozita krejt të barabarta, çka konsiderohej diçka shumë e rëndësishme për malësorët shqiptarë.