Zaniolo apo De Ketelaere? Gazzetta nuk ka dyshime! “Gjithçka të lë të mendosh një gjë…”

8 muaj më parë
Zaniolo apo De Ketelaere? Gazzetta nuk ka dyshime! “Gjithçka të lë të mendosh një gjë…”

Futbollisti i Club Brugge, Charles de Ketelaere, është duke u ndjekur nga skuadra e Milan-it që më shumë se një vit. 21 vjeçari belg mund të mbulojë disa pozicione ofensive në fushë, andaj drejtuesit e klubit italian dëshirojnë që gjatë këtij afati kalimtar veror ta sjellin në “San Siro”.

Ai ka kontratë me kampionët e Belgjikës deri në verën e vitit 2024, andaj Club Brugge po kërkon të paktën 40 milionë euro për ta liruar talentin e tyre. Oferta e parë e drejtuesve kuqezi ishte 25 milionë plus pesë të tjera bonuse, derisa mbetet të shihet se a do të përafrohet oferta dhe kërkesa.

21 vjeçari është këshilluar nga bashkëkombësi i tij, Radja Nainggolan që të shkojë në Milano, derisa trajneri i tij te kombëtarja belge, Roberto Martinez, nuk e ka këshilluar atë të ndërrojë ekip.

Martinez mendon se mund të ndikojë negativisht te lojtari ndryshimi i ambientit para fillimit të Kupës së Botës dhe do të vihej në dyshim ftesa e tij në Katar. Megjithatë, thuhet se De Ketelaere e ka ndarë mendjen për transferimin në Milan.

Flitet se kuqezinjtë i kanë ofruar atij një kontratë pesë-vjeçare me një pagë prej 2.5 milionë euro në sezon, që me bonuse do të shkonte deri në 3 milionë. Kujtojmë që De Ketelaere kishte shkëlqyer këtë sezon me fanellën e Club Brugge, i cili në 49 ndeshje në të gjitha garat, shënoi 18 gola dhe dhuroi 10 asistime.

Sipas Nicolo Ceccarini te Sportmediaset, kontaktet me agjentin e futbollistit jane te vazhdueshme dhe gjithashtu ka pasur kontakte me Brugge edhe pse oferta zyrtare ende nuk ka mberritur. Milani po pret zhvillimin e gjerave njehere.

Sot Gazzetta shkruan: “Emrat më të nxehtë që i afrohen Milanit janë ata të Charles De Ketelaere dhe Nicolò Zaniolo. Mes të dyve favorit duket se është belgu i Bruges pasi është edhe më i lehtë për t’u kapur. Për momentin duket se ka më shumë shanse për ta parë te kuqezinjtë sesa numri 22 i Romës”.