Zbulohet arsyeja e vërtetë e arres.timit të Ballist Morinës, do dënohet me 5 muaj

1 vit më parë
Zbulohet arsyeja e vërtetë e arres.timit të Ballist Morinës, do dënohet me 5 muaj

Efektivët e Komisariatit të Policisë Kukës ndaluan shtetasin Ismail Morinaj, 40 vjeç, banues në fshatin Shikaj, Kukës, i shpallur në kërkim për llogari të DVP Durrës.

Ky shtetas u ndalua pasi gjatë verifikimeve ka rezultuar person në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës. Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka vendosur revokimin e vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për lirimin e tij me kusht.

Gjykata e Durresit ka caktuar vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit, 5 muaj e 12 ditë bu.rgim, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e arm.ëve dhe municioneve”.

Ndërkohë në një reagim pak minuta më parë, ish-kryeministri Sali Berisha tha se pas këtij akti qëndron Edi Rama që ka marrë urdhër nga Beogradi për ndalimin e Morinës.

Që pas natës së Beogradit në tetorin e vitit 2014, ku Ballist Morina bëri krenar gjithë shqiptarët me gjestin e tij. Ai është ndaluar shumë herë nga policia me pretendime nga më të ndryshmet.

Ballist Morina gëzon një mbështetje të gjerë te publiku, pasi njihet për frymën dhe shpirtin e tij atdhedashës, jo thjesht me fjalë, por me vepra.