Nga dita e djeshme, Tirana është në një kaos të paparë pas tifozët e shumë holandezë dhe ata italianë që kanë ardhur për finalen e Conference League kanë filluar nga trazirat që priteshin.
Nuk kanë munguar incidentet mbrëmjen e djeshme, ku mbi 15 policë janë lënduar dhe po marrin shërbim të spitali i Traumës, gjendja e tyre nuk përben rrezik për jetën.
Gjithashtu një qytetar u përfshi në një incident dhe u godit nga disa tifozë holandezë te “9 Katshet”, gjendja e tij thuhet se është e mirë.
Rrugë të prishura, kazane të hedhura në tokë, xhama të thyer, e akte të tjera si këto që në situata të tilla dhe me tifozeri të tilla janë të pashmangshme.
Në rrjetet sociale, ndërkohë, ka plasur humori me situatën e krijuar, edhe pse ajo mund të përsëritet sërish këtë mbrëmje (urojmë që jo).
Më poshtë po iu sjellim disa nga memet me të bukura që po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale në vendin tonë. Kishte pafund, por ne zgjodhëm ato më pikantet.




