Zi në familjen e futbollistit të njohur, gruaja shtatzënë humb bebin në muajin e gjashtë

2 javë më parë
Zi në familjen e futbollistit të njohur, gruaja shtatzënë humb bebin në muajin e gjashtë

Lorenzo Insgine, ish-sulmuesi i Napolit e nisi aventurën e tij në Toronto në Kanada duke shënuar 6 gola dhe 2 asistime në vetëm 10 ndeshje.

Dukej sikur Insigne do të kapte majat në ekipin e tij të ri, por në fakt nuk ndodhi kështu pasi Insigne po përjeton probleme të mëdha personale në familjen e tij.

Nuk dihej cila ishte arsyeja, por në orët e fundit është zbuluar gjithçka se përse ish-kapiteni i Napolit u ndal. Arsyeja është shumë e trishtë.

Familja e tij po përjeton një moment të vështirë pasi bashkëshortja e tij, Jenny Darone, e cila ka qenë shtatëzënë në muajin e gjashtë, ka humbur fëmijën.

Roberto Mancini, trajneri i kombëtares italiane, nuk e grumbulloi Insignen për arsye që të shpenzonte kohë me gruan e tij në këto momente të vështira.

Cifti ka marrë mesazhe të shumta nga personazhe të njohur në Itali e jo vetëm. Insugne pritet të rikthehet në fushë në muajin tetor.