Zot, mbaja dorën! Në Tiranë, punëtori shfaqet në tarracë duke lyer muret e shkollës

6 muaj më parë
Zot, mbaja dorën! Në Tiranë, punëtori shfaqet në tarracë duke lyer muret e shkollës

Në ditën e parë të shkollës, është e mira që që çdo gjë të ishte gati edhe nga ana infrastrukturore. Problemi është se ne jetojmë në Shqipëri, jo në Skandinavi apo Zvicër.

Perla e radhës vjen nga shkolla “Ismail Qemali”, aty ku nuk kanë patur shumë kohë për të punuar gjatë verës dhe dorën e fundit po ia japin sot, kur ka nisur shkolla.

Kjo foto tregon se në gjimnazin e kryeqytetit punimet për rikonstruksion vazhdojnë edhe ditën kur nxënësit janë në shkollë. Madje, fëmijët kanë parë me kërshëri punonjësin e shtetit duke vijuar punimet.

Fotoja e kapur nga agjencia LSA tregon një punëtor, i cili ndodhet sipër tarracës së gjimnazit për t’i dhënë dorën e fundit me bojë shkollës.

Ndërsa oborri është i tejmbushur me nxënës dhe mësues, punëtori i pashqetësuar vazhdon punën e tij, duke bërë lyerjen me bojë të kuqe. Puna e mbarë, i themi!

Do të ishte ideale që punët të ishin kryer me kohë, se mos na bie ndonjë kovë në oborr pastaj. Jo për gjë, por janë fëmijë aty poshtë. Nuk na kanë asnjë gjë borxh ne të rriturve, apo jo?