“Zoti të deshi më shumë se ne”! Përlotin rrjetin familjarët e 22-vjeçarit që u mbyt me shoqen e tij në liqen

8 muaj më parë
“Zoti të deshi më shumë se ne”! Përlotin rrjetin familjarët e 22-vjeçarit që u mbyt me shoqen e tij në liqen

Është publikuar fotoja e 22-vjeçarit Erion Muça, i cili humbi jetën tragjikisht një ditë më parë, pasi u fundos me makinë në rezervuarin e Çekrezës bashkë me 20-vjeçaren Dorina Gjokgjinaj.

Nxjerrja e trupave të pajetë u bë e mundur falë ndërhyrjeds së polumbarëve të RENEA-s, ndërkohë që kanë qenë miq dhe familjarë të të riut, ata që kanë publikuar mesazhe prekëse në rrjetet sociale.

Mësohet se të dy viktimat ishin banorë të zonës, ndërsa nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë më një ngjarje aksid.tnale apo dicka tjetër.

Parapakisht dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale, dhe dy të rinjtë kanë tentuar që të dilnin nga mjeti duke çarë xhamin e bagazhit, por fatkeqësisht nuk ia kanë dalë dot.

Kanë qenë disa banorë të zonës dhe më pas roja i liqenit që kanë konstatuar makinën e zhytur në ujë. Ata kanë njoftuar policinë lidhur më këtë ngjarje por nuk kanë mundur që të nxjerrin trupat.

Është dashur ndërhyrja e polumbarëve të RENEA-s për nxjerrin e trupave të dy të rinjve. Mbetet e paqartë nëse makina ka rënë gjatë natës në liqen apo mëngjesin e djeshëm.