Mohammed Al Ardhi, president i Investcorp, ka bërë të ditur përmes profilit të tij në Twitter se fondi arab nuk ka arritur marrëveshje me Elliott për blerjen e Milanit dhe për këtë arsye marrëveshja është mbyllur dhe jane terhequr.
Ky është mesazhi i tij: “Ne kemi diskutuar me Elliott për një investim të mundshëm te klubi i AC Milan. Siç mund të ndodhë në këto raste, një marrëveshje tregtare nuk është arritur dhe ne kemi rënë dakord reciprokisht për mbylljen e bisedimeve.
I urojmë Milanit më të mirën për sezonin e ardhshëm dhe më tej”. Praktikisht, tani rruga e hapur per RedBird Capital Partners dhe themeluesin Gerry Cardinale qe eshte duke biseduar me familjen Singer per Milanin duke shkuar ne gati 1.3 mld euro investim.
We had discussions with Elliott about a potential investment in #AC Milan. As can be the case with premium deals, a commercial agreement wasn’t reached, and we have mutually decided to end talks. We wish AC Milan the best for next season and beyond
— محمد محفوظ العارضي (@MMAlardhi) May 26, 2022
Gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Mohammed Al Ardhi, president i Investcorp, kishte thene: “Së pari dua të përgëzoj AC Milan për fitimin e kampionatit. Natyrisht për arsye ligjore nuk mund të them shumë më tepër.
AC Milan është një klub i madh. Situata është se ne jemi vërtet të interesuar për industrinë e sportit, duam të investojmë në të. Kemi parë shumë mundësi në futbollin evropian”, raporton calcioefinanza.it
“Milano, tani paratë amerikane në klub që vlen ari”, shkruan Corriere dello Sport duke folur për të ardhmen e klubit kuqezi. Elliott ishte në stadiumin Mapei dhe ishte dëshmitar i fitores ndaj Sassuolos, duke marrë pjesë më pas në festimet e Scudettos.
Fitorja e titullit nuk do të ndryshojë skenarët në lidhje me kontrollin e kompanisë: Elliott do të vazhdojë me linjën e zgjedhur dhe do t’ia shesë pjesën më të madhe RedBird Capital Partners. Flitet për një vlerësim prej 1.3 miliardë lekësh që mund të rritet në 1.8.