ZYRTARE: Odise Roshi largohet nga Boluspor, prezantohet tek ekipi i ri

9 muaj më parë
ZYRTARE: Odise Roshi largohet nga Boluspor, prezantohet tek ekipi i ri

Odise Roshi ndryshuan skuadër, por jo kampionat. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka firmosur kontratë dyvjeçare me ekipin e sapongjitur në Ligën e Parë të Turqisë, Sakaryaspor.

Roshi kishte mbërritur një ditë më parë në Sakarya, ku iu nënshtrua testeve mjekësore, ndërsa paraditen e kësaj të mërkure e hodhi edhe firmën mbi kontratë.

Futbollisti kuqezi do të përfitojë rreth 300 mijë euro në sezon në ekipin e ri. Sezonin e kaluar Roshi ishte pjesë e Bolusporit.

Ai u aktivizua në 28 ndeshje të kampionatit, duke shënuar edhe një gol, atë në fitoren 1-2 në fushën e Ankaraguçusë.

Sulmuesi shqiptar ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin e tij të ri, të cilin do ta mbajë të lidhur për të paktën deri në vitin 2024.Fieraku lë kështu skuadrën e Bolusporit për të nisur një aventurë të re në karrierë me ekipin e Sakarjaspor.

Në sezonin që përfundoi Roshi u aktivizua gjithsej në Ligën e Parë në Turqi me fanellën e Boluspor në 28 ndeshje duke shënuar 1 gol dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 2 asiste për shokët e skuadrës.