Victor Da Silva nuk do të jetë pjesë e Vllazninë sezonin e ardhshëm dhe tashmë s’ka më dilema. Sulmuesi e bëri të ditur pak ditë më parë, ndërsa tani e ka bërë dhe Vllaznia.
“KF Vllaznia bën të ditur se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistin Victor Da Silva.KF Vllaznia e falenderon për kontributin e dhënë për skuadrën tonë në këto dy vite dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme!”, shkruhet në njoftimin e klubit
Braziliani e kishte konfirmuar përmes një postimi në Instagram pak kohë më parë. Ishte ai që falenderonte klubin dhe zyrtarizonte largiminin.

Sulmuesi shkruante: “Faleminderit Vllaznia për këto 2 sezone fantastike, absolutisht më të mirat në karrierën time edhe si person.
Jam shumë krenar që isha një nga elementët që sollëm Vllazninë aty ku e meriton. Faleminderit të gjithëve atyre që morën pjesë në këtë rrugëtim të gjatë, president, staf dhe lojtarë
Një falënderim special për tifozët, më keni bërë të ndihem si në shtëpinë time dhe u jam mirënjohës për çdo gjë! Ju tani keni 1 tifoz tuajin të ri. Do ju ndjek kudo që do të jem”.